Burreli-Valbona 2-1
Golat: Farruku 51’(pen), Rroku 70’/Balla 15’
Kartonë të verdhë:Osikel 78,Progja 90+1/Mateli 20,Rosaj 31,Vidrica 34,Islamaj 61.70,Kërnaja 76
Karton i kuq: Islamaj 70
Burreli:Dreshaj,Xhakaj,Farruku,Hoti(Dushkaj 58),Murra(Progja 74),Pasmaçiu,Zani(Sina 58),Rroku,Paloka,Koka(Osikel 58),Muça(Zhunior 58) Trajner:Ditmar Bicaj
Valbona:Tiago,Lala,Doçi,Artur,Rosaj,Balla,Taka,Uesli,Mateli,Xhabafti(Islamaj 26),Vidrica Trajner:Oltjon Kërnaja
Gjyqtarë:Sokol Bebja,Geraldo Mënaj,Kledi Shehu(Tiranë),Granit Sulko(Lushnje) Delegat:Genc Misha(Tiranë) Vëzhgues:Dritan Salaj(Shkodër)
Burreli fiton me përmbysje ndaj Valbonës dhe ruan vendin e katërt,ndërsa Valbona reziston vetëm për një pjesë. Golat shënohen nga Farruku dhe Rroku për Burrelin dhe Balla për Valbonën.
Ndeshja
Një ndeshje që nis mirë për miqtë nga Tropoja ku përfitojnë nga aktivizimi i disa futbollistëve të rinj tek Burreli ndërsa që në minutën e 15-të është Balla që përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase që nuk kordinohet si duhet dhe gjuan saktë duke mposhtur portierin Dreshaj. Një aksion që ka protagonist treshen Uesli-Taka-Balla dhe që në fund finalizohet me gjuajtjen e sulmuesit Balla që kalon në avantazh Valbonën.
Përpara golit të minutës së 15-të, vlen të theksohet se Valbona kishte mundësinë në dy raste me sulmuesin Vidrica dhe mesfushorin Taka që dalin tek për tek me portierin Dreshaj por nuk gjejnë dot rrugën e rrjetës.
Burreli has vështirësi në gjetjen e hapësirave në zonën e Valbonës ndërsa miqtë mbrojnë me fanatizëm golin e shënuar që në minutat e para të sfidës. Pjesa e dytë nis më e qetë me skuadrat që kontrollojnë lojën dhe është Burreli që arrin që në zbritjen e parë të rrezikshme fiton një 11-metërsh,pas një rrëmuje në zonën e Valbonës.
Është mbrojtësi Artur i cili ndërhynë në mënyrë të gabuar ndaj Zanit dhe kryesori Bebja akordon 11-metërsh për Burrelin. Përsipër e mer Farruku i cili tregohet i saktë në ekzekutimin e 11-metërshit. Trajneri Bicaj kryen menjëherë 4 zëvendësime ku në fushë hidhen lojtarë si:Dushkaj,Osikel dhe Zhunior,Progja dhe Sina të cilët i japin tjetër ritëm lojës së Burrelit. Si Valbona dhe Burreli marin disa inkursione në zonat respektive por mbrojtjet e të dyja skuadrave tregohen të vëmendshëme dhe largojnë rrezikun.
Goli i përmbysjes do të vinte në minutën e 70-të të takimit ku është Dushkaj i cili lëviz mjaftë mirë nga krahu i djathtë i sulmit dhe më pas kroson në zonën e Valbonës aty ku Rroku me trehapësh kërcen mbi të gjithë dhe me kokë shënon golin e dytë dhe të përmbysjes për Burrelin. Pas golit skuadrat duket se pajtohen me këtë rezultat dhe skuadrat bëjnë disa gabime në pasime por edhe pas 7-të minutave shtesë në fund të takimit rezultati nuk ndryshon. Burreli mer 3 pikë mjaftë të rëndësishme në luftën për “Play-Off” ndërsa vlen për tu përgëzuar loja e Valbonës e cila luftoj me shpirtë përballë skuadrës së momentit në Kategorinë e Parë.
Pas ndeshjes trajneri i Burrelit Ditmar Bicaj u shpreh i pa kënaqur me lojën e skuadrës së tij në pjesën e parë, ndërsa ai theksoi se me aktivizimin e disa lojtarëve në pjesën e dytë loja e skuadrës së Burrelit ndryshoj. Ndërsa në fund ai vlerësoi maksimalisht skuadrën e Valbonës për lojën e zhvilluar në takimin e sotëm. Pas ndeshjes Bicaj u shpreh:
“Është e vërtetë që ishte një ndeshje me dy fytyra, nuk jam i kënaqur me lojën e skuadrës në pjesën e parë dhe në tërësi me lojtarët e aktivizuar të cilët nuk kan patur shumë hapësira. Në pjesën e dytë aktivizova futbollistë të cilët kan luajtur gjithë sezonin dhe me aktivizimin e tyre loja e ekipit ndryshoj totalisht. Ndërsa dua të vlerësoj pa fund skuadrën e Valbonës për shpirtin e garës që treguan sot dhe i uroj suksese të mëtejshme.”
Ndërsa trajneri i Valbonës Oltjon Kërnaja u shpreh se e kishin vlerësuar këtë ndeshje si të gjithë ndeshjet e tjera,dhe se kartoni i kuq e dëmtimi i Xhabaftit ndryshoj të gjithë rrjedhën e ndeshje. Kërnaja u shpreh se nga dëmtimet e shumta dhe lojtarët e paktë në organikën e skuadrës e kan detyruar që të vendos lojtarë jashtë rolit të tyre. Pas ndeshjes shkurtimisht Kërnaja u shpreh:-
“E kishim vlerësuar si çdo ndeshje tjetër,dhe ndeshja foli komplet për ekipin ton. Por dëmtimi i Xhabaftit dhe dalja me të kuq e Islamaj,ndikuan në rezultatin e lojës. Sepse me dhjetë lojtarë dhe nga këta të dhjetë,shtatë jan me tipare ofensive,por që bëjnë role të detyruar. Xhabafti luan sulmues por nga halli luan mbrojtës i majtë. Mateli sulmues,luan mesfushorë qendre. Dhe për rrjedhojë,pas daljes me të kuq,nuk kisha mundësi të ndërhyja për të forcuar pjesën në difensivë. E rëndësishme është që djemtë po luajnë futboll,po fitojmë shumë element,që Valbonës do i shërbejnë në vitet e ardhëshme. Futbolli nuk mbaron se bjem nga kategoria,por i fortë është ai që ringrihet.”
Fatos LAMAJ