Laçi po kalon një moment të vështirë në kampionat, aty ku nuk fiton prej 9 javësh dhe për rrjedhojë skuadra ka zbritur në vendin e fundit në renditjen e Abissnet Superiores, duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Situata në klubin kurbinas nuk është e qetë edhe jashtë fushe dhe kjo kuptohet nga një postim në faqen zyrtare të klubit.
“Që prej ndeshjes së fundit, ekipi i Laçit nuk po stërvitet. Situata në ekip është mjaft e rënduar, si asnjëherë më parë. Ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe stafit ku debatet nuk kanë munguar dhe është vendosur që sot në orën 18:00 të mbahet një tjetër takim me ekipin në ambientet e stadiumit “Laçi” nga ku priten pezullime dhe ndëshkime të rënda. Takimi do mbahet me dyer të mbyllura”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Mbetet për tu parë se si do të zgjidhjet kjo situatë në orët në vazhdim.