𝐍𝐣𝐞̈ 𝐥𝐚𝐣𝐦 𝐢 𝐭𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐞̈𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐛𝐫𝐞̈𝐦𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐬𝐨𝐭𝐦𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐢𝐚. 𝐊𝐚 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐞̈𝐧 𝟕𝟗-𝐯𝐣𝐞𝐜̧𝐚𝐫𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐞𝐦𝐫𝐚𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐝𝐡𝐞𝐧𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐚𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫, 𝐢𝐬𝐡-𝐥𝐞𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐚 𝐞 𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞̈𝐬 𝐏𝐚𝐮𝐥𝐢𝐧 𝐍𝐝𝐨𝐣𝐚.
Lajmi bëhet i ditur nga familjarë të Paulin Ndojës dhe konfirmohet edhe nga K𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚, që përmes një postimi zyrtar 𝐢 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐧𝐪𝐞𝐫𝐭𝐚 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐬 𝐍𝐝𝐨𝐣𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐡𝐮𝐦𝐛𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐚𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫.
Nga sa bëhet e ditur, ceremonia e 𝐩𝐞̈𝐫𝐜𝐣𝐞𝐥𝐥𝐣𝐞𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐚𝐧𝐞𝐬𝐞̈𝐧 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐢𝐣𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐞̈𝐫, 𝐧𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐚𝐢 𝐚𝐪 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐨𝐧𝐭𝐞.
Paulin Ndoja, është i fundit nga katërshja e famshme: Medim Zhega, Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Paulin Ndoja që mbylli sytë duke iu bashkuar kolegëve të mirënjohur në jetën e përtejshme. Një katërshe, që për fatin e mirë timin personal që pati fatin t’i fotografoja pak vite më parë së bashku në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” përpara ndeshjes, Vllaznia-Napoli për Kupat e Europës, duke lënë një kujtim të bukur dhe të veçantë për këtë kuartet, i cili fantastik në fushën e lojës duke i dhënë tituj dhe lavdi Vllaznisë së Shkodrës.
Falenderime pa fund për kontributin e madh që dhatë për Vllazninë të viteve 70-të ku ju ishin pjesë shumë e rëndësishme e fitimit të trofeve kampion dhe Kupave të Republikës dhe futbollin shqiptar.
Falenderime për kontributin e madh që dhatë në vazhdim në rolin e trajnerit të portjerëve të stafit teknik kuqeblu.
Falenderime pa fund për gadishmërinë e bashkëpunimit me median sportive, dhe për mua personalisht si autor i këtij lajmi të dhimshëm, që vazhdimisht iu jeni përgjigjur pozitivisht ftesave të mija për praninë në studio, intervistat dhe komentet në mediat lokale, RTSH Shkodra dhe Televizionin Shqiptar.
Me dhimbjen e humbjes së kësaj figure të madhe sportive, bashkohet edhe Portali Veriu Sport, i cili përcjellë ngushëllimet e rastit për familen Ndoja dhe komunitetin e futbollit shkodran dhe atij kombëtar. Pushofsh në paqe Paulin Ndoja. 𝐈 𝐩𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐪𝐨𝐟𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐲𝐭, 𝐦𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐫!
Gaspër MARKU-Shkodër, më 16 prill 2025