Brazili, vazhdon të ngulmojë për Ançelotin. Mbyllet brenda majit, për të qënë gati në përballjet kundër Ekuadorit dhe Paraguajit

Brazili nuk heq dorë nga Karlo Ançeloti dhe tani ka nisur të punojë në këtë drejtim edhe në kanale jo zyrtare.

Kështu në ndeshjen mes Realit dhe Arsenalit në shkallët e “Santiago Bernabeu”-t u vu re prania e Diego Fernandezit. Sipas shtypit spanjoll personi në fjalë është një biznesmen i njohur brazilian, i cili edhe pse nuk punon në Federatën Braziliane të Futbollit ka udhëtuar drejt Madridit për të biseduar me Karlo Ançelotin.

Burime pranë këtij operacioni kanë konfirmuar se bisedimet mes stafit të Ançelotit dhe biznesmenit kanë nisur dhe janë mjaft diskrete. Strategjia është e qartë, Brazili kërkon të nënshkruajë me Ançelotin përpara muajit qershor. Madje biznesmeni është optimist dhe po punon që italiani të jetë në pankinën e Brazilit për ndeshjet e muajit në fjalë kundër ekipeve si Ekuadori dhe Paraguai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu