Fidel Ylli, rizgjidhet President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar edhe për 4 vitet e ardhshme

Fidel Ylli është rizgjedhur Presidentit i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar edhe për 4 vitet e ardhshme. Në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme Zgjedhore të mbajtur në Tiranë, Presidenti Fidel Ylli ka marr besimin për të drejtuar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për një tjetër mandat.

Gjatë punimeve të Asamblesë është votuar edhe për Zv Presidentin e Komitetit Olimpik Erli Pellumbi mori besimin nga asambleja dhe u ri zgjodh si Zv President i Komitetit Olimpik, asambleja votoj dhe per Komitetin Ekzekutiv të KOKSH, që do të përbëhet nga Alfred Tahiraj, Enkeleda Caushi, Florend Kalivopuli, Julinda Dhame, Izmir Smajlaj, Krenar Dila, Leonard Luli, Pavlina Evro.

Siç është bërë traditë në çdo Asamble të KOKSH, janë dorëzuar Urdhrat Olimpikë, për figura që kanë dhënë kontribut ndër vite në sportin shqiptar, që përkonin me emrat e Theodhori Driza, Emin Lishi, Mustafa Fagu, Krenar Luto dhe Sytki Tafili.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu