(Video-Intervista) Kinezi Jinxuan Cheng, pretendent për fitimin e Turneut Botëror të Tennisit në Shkodër për U18: “Është hera e dytë që jam në Shkodër, ndjehem mirë, do të jem përsëri edhe vitet e ardhshme!”

 Tenisti kinez, Jinxuan Cheng, është një nga 120 tenistët, përfaqësues të 32 ekipeve pjesëmarrëse në Turneun Botëror të tenisit që po zhvillohet në mjediset e “Adriatik Tennis Park” të Shkodrës për kategorinë e 18-vjeçarëve.

Në një prononcim dhënë për Veriu Sport, ai shprehet i kënaqur për mikpritjen nga ana e organ izatorëve, kushtet e kompleksit si dhe garën, e cila shfaqet shumë e fortë në fushën e lojës.

“Kjo është eksperienca e dytë për mua në Turbeun Ndërkombëtar të Tenissit që zhvillohet në Shkodër, pasi më herët kam konkuruar në Turneun e kategorisë Europiane ku edhe jam shpallur fitues i turneut, ndërsa tani jemi në një nivel më të lartë, që është ai botëror.

Më duhet të them se ndiehem shumë mirë në të gjitha drejtimet. Sa i përket konkurimit, në garën europiane të vgitit të kaluar jam shpallur fitues i turneut, ndërsa tani gara në botëror është edhe më e fortë, por përsëri jam optimist për rezultat pozitiv.”, shprehet Jinxuan Cheng.

I pyetur për qytetin dhe pozicionin gjeografik, tenisti kinez, Jinxuan Cheng, thotë se nuk ka pasur shumë kohë për të bërë vizita turistike, por, për aq sa e ka arritur të shohë, ka mbetur i kënaqur, ndërkohë që ajo që i pëlqen më shumë janë ushqimet dhe gatimet.

Duke shpresuar se do të arrij të marrë  një tjetër trofe edhe në nivelet botorore të 18 vjeçarëve, Cheng, premton se do të jetë përsëri edhe vitet e ardhshme në Shkodër, pasi i pëlqen aktiviteti, stafi organizues, dhe po ashtu edhe njerëzit e këtij qyteti.

(Video) Prononcimin e plotë në video të tenistit kinez Jinxuan Cheng, konkurues në Turneun Botëror të tenisit U18-të që po zhcillohet në Shkodër, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu