Egnatia, e mbyll sezonin me humbje, 2-1 përballë Teutës në “Niko Dovana”. Megjithatë, këta të fundit mbeten në vendin e parë në renditje.
Fillimisht vendasit shënuan me anë të Dejvid Kapllanit në minutën e 12-të falë një 11-metërshi. Reagimi i kampionëve ishte i shpejtë dhe rikthyen baraspeshën falë golit të Mohammed Yahaya.
Ne pjesën e dytë, ishte Torraj ai i cili vulosi fitoren për Teutën me golin e tij në minutën e 75-të.
Kështu, kampionët do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Final Four si vend i parë, pavarësisht humbjes në Durrës. Teuta në anën tjetër konfirmohet si vend i gjashtë i këtij sezoni.