‘Final Four’-Egnatia, Vllaznia, Dinamo, Partizani, në pritje të shortit për duelet e para gjysmëfinale

Egnatia, Vllaznia, Dinamo City dhe Partizani, janë katër skuadrët që siguruan pjesëmarrjen në “Final Four” pas 36-të javëve kampionat dhe tashmë janë pritje të shortit për të mësuar duelet gjysmëfinale, ku goglat do të fiksojnë çiftet, mes dy skuadrave të para, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo, Partizani, të vendit të tretë dhe të katërt.

Rrogozhinasit e mbyllën sezonin në vendin e parë, ndërsa kuqeblutë në të dytin, duke qenë më të favorizuar ndaj bluve dhe të kuqve, pasi një barazim në gjysmëfinale i çon automatikisht në finalen e madhe për të siguar titullin kampion të këtij edicioni në “Abissnet Superiore”.

AF Elbasani luftoi deri në fund për një vend në “Final Four”, por pa sukses, pasi u mposht sot në ndeshjen vendimtare ndaj Partizanit. Verdheblutë e mbyllën kampionatin në vendin e pestë. Pas tyre renditet Teuta në vendin e gjashtë, ndërsa Bylis në të shtatin.

Tirana, falë fitores së sotme, siguroi vendin e tetë dhe do të luajë në finalen e play-out-it kundër fituesit të çiftit Besa–Pogradeci, për të përcaktuar skuadrën që do të jetë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.

Ndërkohë, Skënderbeu dhe Laçi, pasi e mbyllën në vendin e nëntë dhe të dhjetë, sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu