(Video) Shkodra, gati për një spektakël futbollistik. Veteranët e Vllaznisë-veteranët e Real Valladolid, më 2 maj, ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi

Shkodra, qyteti europian i sportit, sjell në stadiumin “Loro Boriçi” emra të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe atij spanjoll.

Ikona që gjatë karrierës së tyre kanë luajtur me klube të njohura si Real Madrid, Barcelona dhe Real Valladolid do të zbarkojnë në Shkodër.

Veteranët e Vllaznisë do të përballen me veteranët e Real Valladolid, një skuadër që, ashtu si Vllaznia në Shqipëri, është ndër themeluesit e futbollit të luajtur në Spanjë.

Një ndeshje që nuk duhet humbur – më 2 Maj, ora 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi.

Një organizim, që nga sa bëhet e ditur është realizuar përmes iniciativës së drejtorit të sportit në Bashkinë Shkodër Auron Miloti në bashkëpunim me artistin e njohur shkodran që jeton në Spanjë, Eduard Marashi, i njohur si një dashamirës i flaktë i Vllaznisë.

Krashas yjeve të futbollit shkodran në vite, në listën e veteranëve të Real Valladolid, spikasin emrat e Eusebio Sacristan Mena, Juan Carlos Rodríguez Moreno, Alberto Marcos Rey, Victor Manuel Fernández Gutiérrez, Valdet Rama, Jesús turiel de la Cruz, José Manuel Jiménez Sancho (Chema), Javier Jiménez Pozo, Abel Muñoz Martin, José Luis Rodríguez  Fernández, etj.

Një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël, e cila i është besuar ta gjykojë arbitrit veteran shkodran, Alfred Pavaci, në shenjë respekti për karrieren e tij të gjatë sportive. Një karriere që fillimisht nis si arbitër i kolegjumit të arbitrave Shkodër, për të vijuar më pas me aktivitetin e tij të zgjeruar në Greqi pranë kolegjumit të Pireut ku ka fituar çmime të përvitshme për nivelin e gjykimit, dhe në vazhdim në Itali, ku edhe sot gjykon me shumë sukses si pjesë e kolegjumit të arbitrave Ferrara.

(Video) Sporti promovues i aktitivitetit prgatitur nga Bashkia Shkodër.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu