Teuta-Besëlidhja 71-123(19-23, 16-26, 19-38, 17-36)
Besëlidhja është vetëm një hap larg titullit kampion në basketboll për meshkuj, teksa në përballjen e dytë, ka mundur thellësisht Teutën 123-71 me 52 pikë diferencë. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit është dominuar nga lezhjanët, ku që nga start ii takimit dhe deri në fund ka qënë në udhëheqje të rezultatit.
Ndërsa perioda e parë ka pasur pak a shumë rivalitet me shifrat 19 me 23 në favor të Besëlidhjes, në periodat e tjera diferenca ka ardhur duke u thelluar.
Në periodën e dytë, shifrat janë 16-26 për Besëlidhjen, që në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve ka shkuar me shifrat e avantazhit 35-49. Pas pushimit, skuadra lezhjane vazhdon ta thellojë avantazhin, teksa ka fituar periodën e tretë, 19-38, ndërkohë që duke fituar edhe periodën e katërt17-36 mbyll gjithçka në favor të saj me shifrat përfundimtare 71-123.
Kjo është fitorja e dytë radhazi e finaleve mes këtyre dy skuadrave të vlefshme për titullin kampion, ndërkohë që finalja e tretë do të luhet të enjten në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, e cila nëse fitohet sërishmi nga Besëlidhja, lezhjanët shpallen kampion të Shqipërisë.