Talenti shkodran i peshëngritjes, Antonino Mullisi që stërvitet nga trajneri i tij Artur Lagja, janë pjesë e delegacionit sportiv shqiptar në pjesëmarrjen e Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për kategorinë e 18-vjeçarëve që do të zhvillohet me datë 2 maj në Peru.
Dyshja në fjalë, ka kohë që stërvitet intensivisht në palestrën e peshëngritjes Vllaznia, dhe në një farë mënyrë duhet thënë se talenti shkodran Mullisi po rritet në duart e trajnerit pasionant Artur Lagja.
Ndonëse, vetëm 18 vjeç, Antonino Mullisi figuron si peshëngritësi më i mirë shqiptar i kësaj grupmoshe, kampion dhe rekordmen në Shqipëri, si dhe shumë rezultativ në arenën ndërkombëtare, deri kampion Europe me moshat.
Por, tashmë ka ardhur momenti kulmor, ku si rezultat i përgatitjes sistematike dhe shumë profesionale, bashkëpunimi Mullisi-Lagja, ta rendit Shqipërinë në zonën e medaljeve të Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Peru.
Një gjë të tillë, ato e deklaruan për Veriu Sport, gjatë seancës së fundit stërvitore të zhvilluar në palestrën e peshëngritjes Vllaznia, duke premtuar kthimin nga Peruja me medalje.
(Video) Pamje nga stërvitja e talentit shkodran, Antonino Mullisi me trajnerin e tij Artur Lagja, si dhe në vijim dy prononcimet e tyre.
Gaspër MARKU