Gaboi në pësimin e golit, por kapiteni i Dinamos, Rustem Hoxha, i gëzohet fitores së Kupës së Shqipërisë

Prononcimi i kapitenit të Dinamos, Rustem Hoxha, pas ndeshjes, Egnatia-Dinamo, 4-5 me penallti

“Goli i pësuar? Kisha një goditje, të lehtë nga Zejnullai dhe mendova se do e jepte faull. Por në moment ngeci topi dhe vazhdoi, ndodhi ajo që ndodhi.

Të drejtosh grupin? Në dhomat e zhveshjeve është më e thjeshte se ka qenë dhe Bruno, edhe profesori, është më e thjeshtë të kontrollosh. Edhe çunat janë më të dëgjueshëm, në fushë është edhe më e thjeshtë se ka e bërë edhe Naseri me eksperiencën që ka. Çunat janë të vëmendshëm, me dëshirë të arrijnë sukses, na e ka bërë më thjeshtë.

Golat e pësuar? Për pësimin e golave besoj që është problem për të gjithë skuadrat se është një lloj formule që nuk të jep atë përgjegjësinë siç është kampionati që duhet të vazhdosh të ndjekësh vendin e parë. Ta heq pak atë përgjegjësinë që të jesh pak fanatik në mbrojtje. Po të shohësh, të gjithë ekipet janë aty-aty me gola. Nuk e shoh ndonjë problem besoj, se është më shumë për shkakun e formulës, se të heq fanatizmin e të mbrosh rezultatin se të jep kohë, edhe po gabove.

Suksesi i kushtohet familjes, po ashtu edhe skuadrës, presidentit që ka investuar shumë që të kthejë Dinamon në këto nivele që pas shumë vitesh të kthehet në Europë dhe me trofe. Ka meritë të madhe, edhe kompleksin që ka bërë, ka bërë diçka të jashtëzakonshme duke plotësuar kushtet. Ky është një trofe që e meritojnë të gjithë dinamovitët”, tha Hoxha për RTSH pas ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu