Monday, December 8, 2025

(Video) Ceremoni-KF Vllaznia “Mirënjohje” për ish futbollistët kuqeblu: Ferid Borshi, Bardh Jera, Rudi Vata, Suad Lici, Ferid Rragami, Kujtim Shaba

Lexo

- Reklamë -spot_img

Përmes një ceremonie zyrtare të organizuar në stadiumin “Loro Boriçi”, KF Vllaznia, ka  nderuar me titullin “Mirënjohje, ish futbollistët e mirënjohur shkodran, Ferid Borshi, Bardh Jera, Rudi Vata, Suad Lici, Ferid Rragami, Kujtim Shaba.

Ka qënë vete presidenti i klubit kuqeblu Alban Xhaferi, që ka shpërndarë titujt në fjalë, duke i falenderuar ato për kontributin e e tyre dhënë në vite me uniformën e Vllaznisë.

Ndërkohë, nga ana e tyre, ish futbollistët veteran të Vllaznisë, kanë falenderuar presidentin kuqeblu Alban Xhaferi për respektin dhe konsideratën e treguar ndaj tyre. Në prononcimet e tyre për median, veteranët e dekoruar, u shprehën të lumtur dhe krenarë që kanë patur mundësinë në kontribuojnë për këtë fanelë, e cila për to, është e shenjtë.

Ceremonia në fjalë, u zhvillua pak çaste para fillit të ndeshjes miqësore të futbollit mes ekipit të veteranëve të futbollit Vllaznia dhe Real Valladolid të Spanjës, ndeshje kjo e fituar nga spanjollët me rezultatin, 0-2.

(Video) Pamje nga ceremonia e nderimit të ish futbollistëve: Ferid Borshi, Bardh Jera, Rudi Vata, Suad Lici, Ferid Rragami, Kujtim Shaba me titullin “Mirënjohje”.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img