Monday, March 2, 2026

“Të gjithë rrugët sot në Arena Kombëtare! Mesazhi i presidentit kuqeblu Alban Xhaferi për tifozërinë shkodrane për të mbështetur Vllazninë në gjysmëfinalen me Dinamon

Lexo

- Reklamë -spot_img

“Të gjithë rrugët sot në Arena Kombëtare. Në mbështetjen të për endrrën tonë”.

Ky është mesazhi që presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia, Alban Xhaferi ka përcjellë në profilin e tij të rrjeteve sociale duke ftuar tifozërinë shkodranë t’i përgjigjet thirrjes për të mbushur tribunat e stadiumit “Arena Kombëtare” në mbështetje të ekipit kuqeblu për sfidën kundër Dinamos, e cila do të luhet prej orës 20:00.

Për të lehtësuar udhëtimin e tifozëve drejt kryeqytetit, presidenca kuqeblu ka vënë në dispozicion autobus falas pa limit. Një vendim ky që është pritur mjaft mirë nga opinion sportiv shkodran, i cili nuk ka hezituar të rezervojë një vend në këtë udhëtim, i cili do të bëhet në grup dhe në mënyrë të organizuar duke pasur edhe përkujdesjen e strukturave të klubit kuqeblu, të cilët kanë edhe  mbështetjen e forcave të rendit.

Sipas burimeve që vijnë nga organizatorët që po merren me listat e rezervimit të udhëtimit, numri i tifozëve kuqeblu që do të mbështesin Vllazninë në këtë ballafaqim të rëndësishëm në “Arena Kombëtare”, ka kaluar shifren 10 mijë.

Me shpresen dhe besimin e një rezultati pozitiv mbrëmjen e sotme, ku edhe barazimi e kualifikon në finale, presidenca kuqeblu ka konfirmuar se oferta e organizimit të udhëtimit drejt kryeqytetit qëndron në fuqi edhe për sfidën finale të 12 majit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img