Vllaznia-Dinamo
Golat:Balaj 26,39/Itodo 47
Vllaznia: Jukaj,Gurishta,Repaj,Stojanoviç,Jago,Krymi,Deliu,Qato,Mala,Balaj,Gruda Trajner:Tomas Brdariç
Dinamo: Teqja,Meksi,Hoxha,Aliji,Loran,Qefalija,Karamba,L.Vila,Zabërgja,Nani,Itodo Trajner:Ilir Daja
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti(Lezhë),Erind Burgu(Fushë-Krujë),Xhuljo Mani(Tiranë),Kreshnik Cjapi(Fier) Var:Juxhin Xhaja(Tiranë) Avar:Florjan Lata(Durrës) Delegat:Eduard Gjini(Tiranë) Vëzhgues:Klajdi Kola(Tiranë)
Një ndeshje e cila nis me protagonist sistemin Var ku një gjuajtje në hyrje të zonës e lojtarëve të Dinamos shkon në dorën e mbledhur të një mbrojtësi të Vllaznisë,fillimisht arbitri Eldorjan Hamiti akordon 11-metërsh por pas rishikimit në Var ai ndryshon mendim. Por para këtij momenti është Vllaznia që futet rrezikshëm me anë të Jagos por krosimi i tij është i gabuar,dhe më pas është Itodo që gjuan nga distanca por topi shkon përmbi tra. Sulmet e Vllaznisë shtohen dhe brenda pak minutave fiton dy 11-metërsha ku i njëjti futbollist Bekim Balaj i ekzekuton në mënyrë perfekte duke e cuar rezultatin në 2-0 për Vllazninë. Pas dy golave të Vllaznisë,Dinamo arrin të krijoj dy mundësi të mira fillimisht Zabërgja dhe më pas L.Vila nuk tregohen të saktë në goditjet e tyre duke mos sjellë asnjë rrezik për portierin Jukaj të Vllaznisë. Gjashtë minutat e shtesës në fundin e kohës së rregullt të 45 minutave nuk sjellin asgjë duke e mbyllur këtë pjesë me fitoren e pastër të Vllaznisë me shifrat 2-0.
Pjesa e dytë nis me Dinamon më kërkuese ku Vllaznia has shumë vështirësi në gjetjen e hapësirave tek zona e Dinamos. Fillimisht Zabërgja fal Vllazninë ku pas driblimit që i bën mbrojtjes së Vllaznisë i gjendur përballë portierit Jukaj e shikon topin të ndalur nga portieri i Vllaznisë. Pas këtij momenti sërish Dinamo dhe këtë herë gjen golin,është L.Vila që nis Itodo Mandelën në zonë dhe sulmuesi i vetëm para Jukajt nuk gabon. Protesta të shkodranëve pasi në ato momente kishte një top tjetër në zonë,por vendimi i kryesorit Hamiti nuk ndryshon. Dinamo ka mar kontrollin e plotë të lojës dhe po qarkullon topin,për të gjetur një hapësirë për të rrezikuar portën e Vllaznisë,por pa ja dal të gjuaj në drejtim të portës së Jukaj. Momenti më i mirë i Vllaznisë do të vinte në 10 minutat e fundit të ndeshjes ku Qato i ftuar në hyrje të zonës nga Mala e sheh veten përballë portierit Teqja por goditja e mesfushorit tokazi shkon jashtë duke shpërdoruar një rast të pastër. Dhe Dinamo nuk ngelet pas pasi Zabërgja,Bregu dhe Itodo jan rreziku numër një për mbrojtjen e Vllaznisë por asnjë shqetësim për portierin Jukaj. Minutat e fundit bëhen interesante ku si Vllaznia dhe Dinamo hidhen në sulm për të gjetur golin,Vllaznia është më e sigurtë pasi edhe barazimi i shkon përshtat atyre,ndërsa Dinamo me kalimin e minutave zbeh shpresat për një përmbysje të rezultatit. Në fund të 90 minutave akordohen 7-të minuta shtesë të cilat nisin me vonesë për shkak të dëmtimit të Gurishtës. Ndërkohë që Vllaznia qëndron e gjitha sa në sulm dhe në mbrojtje për të mos rrezikuar asgjë,ndërsa në minutat e fundit ka dhe nervozizëm aq sa kryesori Eldorjan Hamiti mundohet të ruaj qetësinë duke mos humbur për asnjë çast nga loja e të dyja skuadrave. Është Dinamo ajo që e mbyll ndeshjen në sulm ku Zabërgja hedh një top të gjatë në zonë aty ku Itodo godet me kokë dhe topi devijohet në goditje këndi,që nuk sjellë asgjë. Ndërsa Vllaznia fal një shanc të artë me anë të sulmuesit Dodaj që tregohet i ngathët në marjen e topit,goditja prirtazi me portën e mëngjarashit të Vllaznisë shkon jashtë. Me shifrat 2-1 për Vllazninë mbyllet e gjithë ndeshja në stadiumin “Arena Kombëtare” ku Vllaznia është kështu finalistja e parë e kampionatit shqiptar në pritje të ndeshjes së nesërme midis Egnatias dhe Partizanit.
Fatos Lamaj