Atletika shkodrane vazhdon të ketë përfaqësime dinjitoze në garat kombëtare, ku suksesi më i fundit është fitimi i titullit kampion me ekipin U16-të. Në garat e zhvilluara në stadiumin ”Elbasan Arena”, aletet e Vllaznise të drejtuar nga kryetrajneri Albert Marashi, si dhe kolegët e tij, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa, Jetmir Jahaj bënë një paraqitje të shkëlqyer duke dominuar pothuajse të gjitha garat e kësaj grupmoshe, dhe në përfundim duke u shpallur kampion të Shqipërisë si ekip.
Spikatjen më të madhe në këtë aktivitet nga ekipi kuqeblu, e bënë: Andrea Nenshati, Dardan Baraku, Elsar Balaj, Roah Bashli, Sulejman Taka, Elois Heta, të cilët duke u shpallur kampion individual, kontribuan në pikëzimin e ekipit. Ndër to, Dardan Baraku arriti të fitoj dy vende të para, konretisht në vrapimin 100 metër dhe 3 mijë metër.
Me dy vende të para kampioni individual ishte edhe atleti tjetër shkodran, Sulejman Taka, i cili konkuroi në Kërcim së gjati dhe Kërcim se larti. Kampioni tjetër individual nga ekipi i Vllaznisë ishte Andrea Nënshati, konkurues në garën e vrapimit 100 metra me pengesa.
Me vend të parë e mbyllën garën e tyre edhe atletët Elsar Balaj, Roah Bashli dhe Elois Heta, përkatësisht konkurues në disiplikat e konkurimit e vrapimit 800 metër, 300 metër dhe kërkcim së larti.
Një figurë të mirë sportive bëri edhe Isli Shurbani, i renditur në vendin e dytë në vrapimin 100 metra duke kontribuar në shpalljen e Vllaznisë kampione si ekip me 139 pike, ndërkohë që në konkurimin e vajzave është renditur në vendin e dytë.
Rezultatet teknike të ekipit të Vllaznisë U16 në K.K të Atletikës:
100m/pengesa – Andrea Nenshati, vendi i 1-re
100m/pengesa – Isli Shurbani, vendi i 2-te
100m – Dardan Baraku, vendi 1-re
300m – Dardan Baraku, vendi i 1-re
800m – Elsar Balaj, vendi i 1-re
300m – Roah Bashli, vendi i 1-re
Kercim se gjati- Sulejman Taka, vendi i 1-te
Kercim se larti- Sulejman Taka, vendi i 1-te
Kercim se larti – Elois Heta, vendi i 1-re
Ne perfundim te aktivitetit, ekipi atletikes “Vllaznia” per meshkuj u shpall kampion me 139 pike, ndersa per vajze vendi i 2-te.
(Video) Vllaznia kampione në atletikë U16. Pamje nga garat e atletëve shkodranë në “Elbasan Arena”