Ivan Gvozdenovic, edhe nje sezon tjetër në krye të Elbasanit

Mori drejtimin e Elbasanit në dhjetor të vitit 2024 (në mes të sezonit) dhe bëri një ecuri shumë të mirë, duke qenë skuadra më e mirë e fazës së 4-t në kampionatin Abissnet Superiore.

Elbasani nuk arriti dot të sigurojë një vend në Final 4 (besoi deri ën ndeshjen e fundit) , por puna e Ivan Gvozdenovic nuk kaloi pa u vënë re nga drejtuesit e klubit, që kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me teknikun 46-vjeçar.

“Klubi verdheblu njofton vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ivan Gvozdenovic. Pankina i besohet trajnerit Gvozdenovic për sezonin 2025/26”, shkruhet në njoftimin e klubit elbasanas.

Vazhdon projekti i nisur me Elbasanin që pas një paraqitjeje shumë të mirë në rikthimin në Abissnet Superiore, synon që të rikthehet edhe tek trofetë sezonin e ardhshëm.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu