Vllaznia-Shoqata e Basketbollit Tirana 66-51
Vllaznia: Dashja, Mustafa, Brajoviç, Kaçi, Mala, Hyka, Kryeziu, Kolombi. Trajner: Bledar Gjeçaj
SHKB Tirana: Gjoka, Duqi, Huta, E. Bujari, Uka, Jaçe. Trajner J. Beleku
Gjyqtar: O. Kasmi, E. Gjoni
E mërkurë 5 maj 2021, ora 15.00,
Përballja e javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Kategorinë e Parë mes Vllaznisë vendase dhe Shoqatës së Basketbollit Tirana udhëtuese ishte e një rëndësie të veçantë për skuadrën kuqeblu. Vllaznia, e cila për momentin renditet në vendin e pestë lufton për një vend në fazën Play-Off, ndaj fitorja e realizuar ndaj skuadrës bardheblu e ka barazuar atë me pikë të barabarta me Elbasanin e vendit të katërt, ndërkohë që Studenti pozicionohet në vendin e gjashtë me një pikë më pak.
Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” përgjithësisht është dominuar nga Vllaznia, e cila duke fituar periodën e parë me shifrat 14-12 dhe të dytën 27-10 e mbyll pjesën e parë në avantazh 41-22. Ndërkohë, në pjesën e dytë Tirana e përmirëson ndjeshëm lojën duke arritur të fitojë periodën e tretë 11-17 duke tentuar të ecë me këtë ritëm edhe në periodën e katërt. Por, vetem kaq, sepse skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj dhe kolegia e tij Afërdita Rakaj rikthehet në lojën e saj duke fituar periodën e katërt 13-12 dhe të gjithë ndeshjen me rezuktain 65 me 51. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Bledar Gjeçaj, u shpreh i kënaqur me përformancën e skuadrës së tij në këtë ndeshje, ku krahas lojtareve me përvojë vlerësoi elementin e ri që po rritet nga ndeshja në ndeshje. Sipas tij, ndeshja vendimtare për përfshirjen në fazën Play-Off është ajo e javës së ardhshme me Elbasanin në transfertë, të cilën shprehu besimin se do ta kalojnë me sukses.
Rezultatet e tjera vtë kësaj jave janë këto: Tirana-Elbasani 98-87, Flamurtari-Apolonia 99-71 dhe Studenti-Partizani 94-78. Tabelën e klasifikimit e kryeson Flamurtari me 22 pikë i ndjekur nga Partizani dhe Tirana me nga 20 pikë, si dhe Elbasani dhe Vllaznia me nga 16 pikë.