Friday, April 26, 2024

Futboll Superiore-Java e 32-të/Pragndeshja Kukësi-Vllaznia, Brdariç vlerëson kundërshtarin, por beson në fitoren tre pikëshe

Lexo

Me seancën stervitore  të paradites së enjte, Vllaznia i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve anti-Kukësi, ndërkohë që më pas është nisur drejt qytetit të Elbasanit ku do të pushojë deri pasditen e së premtes në pritje të orës 18.00 për startin e sfidës së javës së 32-të, Kukësi-Vllaznia që do të luhet në “Elbasan Arena”. Duke folur për mediat gjatë konferencës për shtyp të organizuar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, trajneri kuqeblu, Thomas Brdariç, ndërsa vlerësoi ekipin kundërshtar shprehu bindjen se Vllaznia do të dalë fituese në këtë ndeshje.

“Jemi optimist, pasi gëzojmë një formë të mirë sportive. Kundër Kukësit është një ndeshje ndryshe nga ajo me Teutën. Do luajmë me pasion dhe jemi të kënaqur që ndeshja luhet në një fushë të mira si ajo e Elbasanit. Nuk është koha të merremi me çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Stili jonë i lojës do të jetë i njëjtë edhe me Kukësin. Na duhet fati për pjesën e finalizimit. Do bëjmë gjithçka për të shënuar. Kundër Kukësit do të bëjmë maksimumin tone. E njohim kundërshtarin, kemi luajtur me të edhe më parë dhe i kemi studiuar. Kanë shumë lojtarë të mirë, me një trajner me eksperiencë të madhe. Janë në mes të tabelës, por nuk rrezikojnë rënien. Ata janë të fortë dhe kanë cilësi. Duhet të luajmë fort, të tentojmë të shënojmë sa më parë për të dalë faqebardhë. Fillimisht duhet të mësojmë si funksionojnë gjërat. Kritikat ua bëj lojtarëve në dhomat e zhveshjes dhe marrim mësime. Kemi bërë gabime dhe kemi reaguar më pas. Ndoshta ky është çelësi i suksesit, pasi jemi ngritur sa herë jemi rrëzuar. Ne jemi një ekip që duam të fitojmë dhe kemi investuar shumë. Duhet t’i marrim ndeshjet seriozisht dhe lojtarët të kënaqen në vazhdim dhe të punojnë fort për të ngritur klubin. Nuk kemi çfarë humbim, luajmë gjithçka për gjithçka në ndeshjet e mbetura”, u shpreh Brdariç gjatë konferencës për shtyp.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img