Polaku Marciniak vendos drejtësi në ndeshjen Vllaznia – Egnatia, Final 4/ . Kreshnik Barjamaj në AVAR, arbitër i katërt, Enea Jorgji

Të hënën në mbrëmje, në “Arenën Kombëtare”, do të luhet finalja e madhe për titullin kampion në “Abissnet Superiore” mes Vllaznisë dhe Egnatias.

Arbitri i njohur Szymon Marciniak, i cili ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij, përfshirë finalen e Kupës së Botës 2022 mes Francës dhe Argjentinës, do të vendosë drejtës në fushë për këtë përballje. Se fundmi, ai drejtoi ndeshjen spektakolare, gjysmëfinalen Inter – Barcelona në Champions League.

Krahas Marciniak, të gjithë arbitrat e huaj të përfshirë në këtë finale janë polakë. Asistentët e tij do të jenë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Paëeł Malec. Ky i fundit do të ketë përkrah shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it. Arbitri i katërt i takimit do të jetë Enea Jorgji.

Një finale për t’u mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, teksa biletat janë në shitje online në ebilet.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu