Partizani-Dinamo, një finale pa objektiva

Partizani-Dinamo do të jetë finalja e vogël e këtij sezoni,që do të vendos përfundimisht se cilat do të jenë skuadrat e pozicionuara në vendet tre dhe katër. Sfida që do të zhvillohet sot në stadiumin “Elbasan Arena”,mes dy skuadrave kryeqytetasve në fakt nuk do të shërbejë për gjë tjetër veçse për përcaktimin e renditjes përfundimtare,kjo pasi si Dinamo po ashtu edhe Partizani e kan siguruar pjesëmarrjen në Konferenc Lige për sezonin e ardhshëm. Kjo për shkak të sigurimit të “Final-Four” në kampionat si dhe të të marrjes pjesë edhe në katër skuadrat më të mira që garuan më pas për Kupën e Shqipërisë.

Për të dytin sezon radhazi kjo sfidë nuk do të luhet për ndonnjë objektiv konkret për asnjërën skuadër,çka me shumë gjasa mund të shtyjë dy teknikët Gega dhe Daja të aktivizojnë lojtarët që gjatë këtij sezoni kan patur më pak minuta në fushën e blertë.

Dinamo vjen si fituese e Kupës së Shqipërisë,pas triumfit ndaj Egnatias dhe pas eleminimit nga gjysmëfinalja e kampionatit ndaj Vllaznisë. Një sezon që gjithsesi mund të konsiderohet pozitiv për Dinamon. Sigurisht fitimi i titullit do të ishte qershia mbi tortë,por gjithsesi dinamovitët vërtetuan se këtë sezon ishin një prej skuadrave më kualitative.

Në krahun tjetër Partizani pagoi largimet e lojtarëve titullarë në merakton e janarit duke dobësuar cilësisht skuadrën. Ardhja e teknikut Skënder Gega,risolli entuziasmin tek të kuqtë megjithatë skuadra kryeqytetase siguroi me vështirësi “Final-Four” vetëm në javën e fundit përballë Elbasanit,ndërsa në gjysmëfinale nuk shkoi më shumë se sa barazimi me kampionët në fuqi të Egnatias.

Gjatë sfidave direkte këtë sezon mes Partizanit e Dinamos ka patur ekulibër të plotë,me të dyja ekipet që kan fituar nga një herë,ndërsa dy përballje janë mbyllur në barazim.

Fatos Lamaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu