Partizani bind me të rinjtë, fiton finalen e vogël ndaj Dinamos

Dinamo-Partizani 1-2(Bregu 16’/Malaj 37’, Gudjufi 46’)

Dinamo:Sali,Hoxha,Zabërgja,Itodo,L.Vila(Gudjabi 64),Bregu,Maliqi(Rufati 64),Dita(Meca 81),Meksi(Qardaku 81),Aliji,Loran Trajner: Glen Daja

Partizani:Tahri,Atanaskoski,Janjeva,Himallari,Vujnoviç(Bintsuka 55),Shanaj(Sembene 55),Çipi,Osmanllari(Bytyçi 55),Jata(Vata 59),Malaj,Gudjufi(Ogunleje 66) Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Emigers Ganxhi(Elbasan),Endri Mehmetaj(Fier),Ermis Çelaj(Vlorë) Var:Orlando Kuka(Tiranë) Avar:Klodian Shahini(Durrës) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Arjan Mali(Patos)

Partizani fitoi finalen e vogël për vendin e tretë ndaj Dinamos. Të kuqtë e kryeqytetit, të cilët u paraqitën me gjashtë debutues në formacion dhe ndryshime të shumta nga ekipi që u paraqit në Superiore, triumfuan me përmbysje me rezultatin 2-1 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ndeshja nisi e vrullshme dhe me raste nga të dyja ekipet,që iu afruan golit disa herë. Partizani rrezikoi dy herë me Jatën,ndërsa për dinamovitët Bregu iu afrua golit.

Ky i fundit u shpërblye në minutën e 16-të,kur shënoi pas një asisti të mar nga Maliqi. Pavarësisht avantazhit,blutë nuk u ndalën duke kërkuar golin e dytë.

Tahiri ishte vendimtar për të kuqtë me disa pritje vendimtare. Malaj barazoi shifrat në minutën e 37-të,duke shënuar në debutim.

Goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje,por pas ndërhyrjes së sistemit Var,u konsiderua i rregullt.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat,ndërsa e dyta nisi me gol për Partizanin. Gudjufi realizoi golin e përmbysjes në minutën e 46-të,duke i dhënë avantazhin të kuqve.

Bintsuka shënoi edhe të tretin në minutën e 80-të,por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

 

Në fund,festa ishte për Partizanin,që duhet të kënaqet me vendin e tretë dhe podiumin. Finalja e madhe për titullin kampion,do të luhet të hënën, mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu