Arbitri Sizmon Marçiniak: “Ishte e rëndësishme të mos bëja gabime në këtë ndeshje, që të fitonte skuadra më e mirë. Ishte finale e këndshme”

Arbitri Sizmon Marçiniak ishte ai që vendosi drejtësi në finalen Vllaznia-Egnatia, ku rrogozhinasit triumfuan me 4 gola. Pas sfidës arbitri polak deklaroi se:

“Ishte e këndshme si finale, ishte si futbolli në Poloni, shumë fizik, tensioni i lartë, të gjithë deshën të fitonin. Ishte një finale, si të ishte një finale e Botërorit, i pashë fytyrat e lojtarëve, i njoh disa prej tyre. E njoh Bekimin nga Polonia. Kur sheh lot në sytë e lojtarëve si ai, do të thotë që përjetohet shumë, ndaj ishte e rëndësishme të mos bëja gabime në këtë ndeshje, që të fitonte skuadra më e mirë.

Ku do ishte kampionia Shqiptare në kampionatin polak? Varet nga performanca, nëse luajnë si sot, do të ishin një skuadër e fortë se kanë cilësi, kanë lojtarë të mirë që pëlqejnë luftën, sfidën, ndaj mendoj se do të përshtateshin mirë me kampionatin tonë se është ekip shumë i mirë.

Hera e parë që kam qenë në Shqipëri. Kam drejtuar vetëm një herë Shqipërinë në Armeni dhe fituat 0-3 dhe shkuat me mua në Europian. Por më bëri përshtypje kompleksi i Federatëss, fushat, të gjitha. Sinqerisht, Federata jonë po planifikon të ndërtojë të tillë, padyshim do jap komplimente, se me sa kam parë këtu janë njerëz të këndshëm. Dua të ftoj shumë të rinj të mundohen të bëhen gjytarë, një profesion i mrië, mund të udhëtosh e takosh lojtarët më të mirë në botë. Bëhu arbitër”, deklaroi ai për “RTSH Sport”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu