Njoftim zyrtar për anëtarët e Klubit të Tifozëve të Kombëtares në lidhje me ndeshjen Shqipëri – Serbi

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar paketat për sezonin aktual, se për ndeshjen Shqipëri – Serbi më 7 qershor 2025 nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave.

Vendin e tyre në stadium e kanë të garantuar dhe do të marrin një link të personalizuar për të kryer blerjen e biletës brenda periudhës së përcaktuar.

FSHF falënderon të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu