Ekipi i Akademisë së Futbollit Vllazzia U14 që drejtohet nga trajneri Haris Dalipi, do të marrë pjesë në një Turne Ndërkombëtar që do të zhvillohet nga data 3 deri me 7 qeshor në Itali.
Pas ftesës së ardhur në KF Vllaznia nga Komuna Abano Termo, zonë në të cilën jeton një komunitet i zgjeruar shqiptarë dhe sidomos atyre shkodranë, delegacioni sportiv shkodran i drejtuar nga drejtori teknik i AF Vllaznia, Alban Hasani, grupi kuqeblu ka mbërritur në Itali
Në përbërjen e ekipit Vllaznia U-14, bëjnë pjesë këto futbollistë: BESARDO NDOJI, STIVEN JUKA, JURGEN GJELOSHI, ALDIS KJASI, ROUEN DANI, JORIS GOLEMI , ENSAR ADEMI, IRGEN HYSA, FRANKO KULLA, PETAR IRIC, NEHAR DABI, ENDRI DEMAJ , MALDIS BOSHNJAKU, OMAR XAMA, SEJDI DURAJ, AJDI LUMANAJ, LEDJAN KAPLLANAJ, ARANIT HASAJ, ROBEN KASTRATI , ERSEN BIZI . Tranjer Haris Dalipi.
Sipas shortit të hedhur nga organizatorët, në kunkurimin e këtij turneu do të jenë katër grupi, ku Vllaznia U14, bën pjesë në Grupin D: ACF Fiorentina, Notingham Forest FC, Venezia FC, AF Vllaznia.
Krahas ndjekjes nga afër të aktivitetit, bëhet e ditur se drejtori teknik i AF Vllaznia, Alban Hasani, ka programuar të realizojë takime me homologët italianë në mënyrë që AF Vllanzia, të zgjerojë aktivitetin e bashkëpunimit me bashkëmoshatrët e tyre italianë.