Iliria e trajnerit Dritan Smajlaj merr kreun e klasifikimit. Fushëkrujasit mundën Flamurtarin 2-1 në ndeshjen e mbyllëse të javës së 8 të Kategoria e Parë

Iliria-Flamurtari   2-1(Shënues: Adolf Selmani, Olola/Korreshi)

Iliria ka mundur 2-1 Flamurtarin në Fushë Krujë, në sfidën që mbylli javën e 8-të të Kategorisë së Parë.

Sfida e transmetuar në RTSH 2 ka qenë e bukur dhe e luftuar. vendasit mbyllin pjesën e parë në avantazhin minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Adolf Selmani.

Iliria shënon edhe golin e dytë në pjesën e dytë, ndërsa në fundin e takimit Korreshi shënon golin e vetëm të vlonjatëve.

Në këtë mënyrë, Iliria e drejtuar nga trajneri Dritan Smajlaj merr një fitore të çmuar përballë një rivali direkt dhe ngjitet në kuotën e 15 pikëve në klasifikim. Vlonjatët ndalen pas 3 fitoreve radhazi në kampionat dhe mbeten në kuotën e 12 pikëve në renditje.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe