Sunday, August 24, 2025

“Të fortë si në Beograd”, Ervin Bulku tregon zgjedhjet e Silvinjos për Serbinë: Sot është më e rëndësishme të fitosh se çdo gjë tjetër

Lexo

Zëvendëstrajenri i Shqipërisë, Ervin Bulku, ka folur para ndeshjes për zgjedhjet që ka bërë trajneri Silvinjo me formacionin ndaj Serbisë, si dhe pritshmërinë që ka rreth saj.

“Edhe ju i njihni shumë mirë lojtarët. Mendojmë të kemi ekuilibër, por edhe lojtarë që dinë të shënojnë. Kushdo në fushë sot do të bënte maksimumin për të fituar ndeshjen.

Një trajner kur vendos, ka shumë komponentë që ai mendon për të zgjedhur kush është më i mirë për të fituar ndeshjen

E rëndësishme është që të fitojmë këtë ndeshje, kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër sot. Duhet të bëjmë gjithçka siç e kemi përgatitur, djemtë të japin maksimumin dhe pastaj t’ia lëmë fushës gjithçka.

 

Mendoj që nuk është e njëjta atmosferë me 10 vite më parë. Ne kemi një atmosferë të mrekullueshme këtu, paqësore, djemtë që kërkojë të fitojmë ndeshjen asgjë më shumë. Jemi shumë të fortë, siç kemi qenë në Beograd”, tha Bulku para ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img