Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë-Kupa e Botës 2026

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Rigës, Letoni, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të luhet të martën, më 10 qershor, në “Skonto Stadions”, në orën 20:45.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel.

Të hënën, Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu