Monday, December 8, 2025

(Video) Kryebashkiaku Beci, pret ekipin kampion të Shkodrës për Botërorin e Futbollit IPA. ZV.Presidenti IPA Shqipëri Ardian Zaganjori dhe futbollisti Ermal Ajdini, premtojnë, fitore edhe të botërorin e Polonisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Suksesi  i arritur në Kampionatin Botëror të Futbollit për policinë IPA, ku ekipi i Shkodrës u shpall kampion bote, ka marrë vemendjen e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili mesditen e sotme, ka ftuar në zyrën e tij ekipin kampion.

Ashtu si edhe vlerësimet maksimale të marra nga ana e strukturave të larta policore ndërkombëtare për organizimin model dhe mikpritjen e mbi 800 pjesëmarrësve, përfaqësues të 24 ekipeve nga vendeve të ndryshme të botës, edhe kreu i bashkisë Shkodër ka bërë të njëjtën gjë, ku merita kryesore shkon për zv.presidentin e IPA Shqipëri, Ardian Zaganjori.

Por, ndërkohë, një përgëzim i veçantë në këtë takim kanë marrë edhe futbollistët e ekipit shqiptar të përfaqësuar kryesisht nga FNSH-ja e Shkodrës, ku nën drejtimin e trajnerëve Ardia Zhuraj dhe Roland Xhelili, i fituan të gjitha ndeshjet duke u shpallur kampion në të parin botëror në historinë e tij, që pikënisjen e pati nga Shkodra.

Krahas pamjes së pritjes së Bashki, Veriu Sport, sjell edhe prononcimet e zv.presidentit të IPA Shqipëri, Ardian Zaganjori dhe komandantit të FNSH-së, Ermal Ajdini, një nga futbollistët më cilësor të këtij botërori, të cilët ndër të tjera, premtojnë se titullin kampion do ta mbrojnë edhe në Kampionatin e ardhshëm botëror të IPA që do të zhvillohet në Poloni.

Pamjet dhe prononcimet e plota të zv.presidentit të IPA Shqipëri, Ardian Zaganjori dhe komandantit të FNSH-së, Ermal Ajdini, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Lushnja kthehet tek fitorja, mund në transfertë Luftëtarin 1-2. (Kategoria e Parë-java e 15-të)

Luftëtari-Lushnja 1-2(Shënues: Kalonji Stërling 71’/Salvatore Ribaudo 18’, Marjus Korreshi 29’) Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Mërkuri 73),Diamanti,S.Puci(Solomon 63),Cereni(Ziaj 63),Tuni,Ramadani(Bashari 54),Stërling,Lala,Zani Trajner:Bledar Devolli Lushnja:Haremi,Hida,Deliaj(Deliaj 34),Korreshi,Kaçanolli,Canka,Uesli(Kuasi 34),Ribaudo(Olola 74),Kamisoko(Zaganjori...
- Advertisement -spot_img