Jo vetëm tre pikësh i rëndësishëm ndaj Finlandës, por për trajnerin kuqezi, Rolando Maran, fitorja vjen shumë edhe për argëtimin që ekipi i bëri tifozëve në “Air Albanian” e mbushur plot

“I lumtur? Si të mos jem! Përtej rezultatit, ishte një festë për të gjithë. Tifozët u argëtuan, i kthyem në shtëpi me buzëqeshje dhe të lumtur për këtë fitore. Në këto orë do t’i gëzohemi kësaj fitoreje, sepse që nga nesër do të mendojmë për Bjellorusinë.

Mendoj se futbolli është ndërruar pak, nuk bëhet nga individët, por nga kërkimi i pozicionit dhe presioni ndaj ekipit kundërshtar. E shoh në këtë mënyrë. Këto djem e interpretojnë mirë, i vendosim në një mënyrë në letër, por pastaj mundohemi të gjejmë në fazën e mbajtjes së topit gjërat e duhura. Edhe duke mbrojtur përdorim karakteristikat tona, që të jemi efikasë.

Forma e Pilos? Të them një emër të vetëm nuk është e drejtë. Edhe Hysaj, nga ana tjetër. Edhe Mitaj po luan në një rol që e ka bërë pak, por e bën në mënyrë shembullore, shpesh duke bërë qendrën apo duke dalë përpara. Mendoj se të gjithë po e bëjnë në këtë mënyrë.

Me Finlandën nuk ishte e thjeshtë, sepse në fund të pjesës së parë u tërhoqëm dhe nuk bëmë presion. Ne nuk duhet të bëhemi ekip pasiv, sepse kur bëhemi të tillë, të tjerët bëjnë lëvizje. Ne duhet të kemi presionin e duhur ndaj kundërshtarëve. Lejojmë pak, por nëse e lëshojmë, si në fund, e kemi parë që nuk jemi aty ku duhet. Mendoj se kur e kalojmë këtë, nuk kemi probleme.

Mendoj se kemi bërë shumë prekje në zonën kundërshtare, kemi qenë shumë atje. Në tranzicione duhet të jemi shumë më mirë, por kur ke shumë lojtarë… Gjëja e rëndësishme është se ishim në shumë raste, edhe pse nuk kishim shumë gjuajtje, por kishte shumë prekje në një ndeshje të ekuilibruar dhe ndoshta edhe kjo ndikoi shumë.

Unë zgjedh rëndësinë, por ka bërë një gol të madh. Me kontrollin e një gjuajtjeje të tillë, nga ai dhe të tjerët e pres. Na ka treguar se bën gola të tillë. Jam i bindur se ka në këmbët e tij numra të tillë. I bëra komplimente djemve dhe duhet të rikuperojmë, sepse kemi një betejë tjetër të dielën. Muçi ndjehet i rëndësishëm për këtë ekip, por, siç ndjehen të gjithë. Unë nuk kam qenë më përpara. Ndoshta kishte nevojë për këtë, nuk e di.

Laçi? Të gjithë më vënë në vështirësi. Nuk është e lehtë të zgjedh formacionin, por është një lojtar i rëndësishëm. Jam i lumtur që bën mirë. Na duhej një lojtar mes linjave, në një zonë ku na duhej mbulim, dhe ai na e dha. Ai këtë vit, në këtë turne, kishte ndeshjen e parë dhe jam i lumtur që edhe ai gjeti vendosjen e duhur. Gjëja e rëndësishme është që nuk menduam se mund të bënim dy rezultate. Hymë në fushë për të bërë ndeshjen dhe kaq”.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe