Tuesday, July 1, 2025

Vllaznia- Drejtuesit e cilësojnë zyrtarizimin e Esat Males si një “blerje të re” dhe jo thjesht si një rinovim i zakonshëm. Prezrenasi gezon respekt, jo vetëm në skuadër, por edhe në komunitetin e gjërë shkodran

Lexo

Lajmi ndoshta më i rëndësishëm te Vllaznia gjatë kësaj jave ka qenë ai i rinovimit të Esat Malës. Mesfushori dhe klubi kuqeblu në këtë mënyrë do vijojnë bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër, duke zgjatur kështu në 4 sezone periudhën e qëndrimit të 26-vjeçarit në “Loro Boriçi”.

Patjetër, ky rinovim ka kënaqur shumë drejtuesit e klubit, por edhe stafin teknik të skuadrës. Kjo, pasi një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës dhe një nga futbollistët më cilësorë në Superiore ngel ende i veshur me fanellën kuqeblu. Në këtë mënyrë, duke e cilësuar prizrenasin si një “blerje të re” dhe jo thjesht si një rinovim i zakonshëm. Kjo lëvizje ka gjetur edhe mbështetjen e shumë të tifozëve shkodranë, të cilët duket se shohin me më shumë optimizëm të ardhmen e skuadrës pas rinovimit të ish-futbollistit të Partizanit.

Po ashtu, Mala vlerësohet shumë edhe nga trajneri Martini dhe stafi i tij teknik. Kjo jo vetëm për sjelljen e tij shembullore dhe pozitivitetin që afron në skuadër, por edhe polivalencën e tij. Tekniku shkodran e shikon numrin “20” si shumë të domosdoshëm për skemat e tij, me Malën, i cili mund të aktivizohet në disa pozicione në sulm dhe mesfushë, duke mos përjashtuar edhe në ndonjë rast të veçantë edhe në krahët e mbrojtjes. Tashmë pritet të shikohet impakti që mund të përcjellë sërish shtatshkurtëri, i cili në sezonin 2024- ‘25 përjetoi edicionin më të mirë në karrierë në aspektin personal, ku në kampionat mes 37 paraqitjesh në fushën e lojës arriti të shënonte 7 gola dhe të asistonte 12 të tjerë për shokët e ekipit.

OBJEKTIVAT – Drejtuesit dhe trajneri Martini janë në kërkim edhe të dy qendërmbrojtësve, që falin siguri dhe eksperiencë në prapavijë. Po ashtu, në mesfushë kërkohet një lloj lojtari me tipare organizative, element që mungon në rozën aktuale të ekipit, ndërsa në sulm kërkohet një “uinger” cilësor, që të bëjë diferencën, pasi duket se alternativa për Bekim Balajn në majën e sulmit për sezonin e ri do të vijojë të jetë Alfred Mensah. Objektiva këto shumë të vendosura nga Vllaznia, që kërkon të përforcojë skuadrën me 4-5 elementë cilësorë e po ashtu të ruajnë bazën dhe bërthamën e skuadrës edhe nga sezoni i shkuar.

Endri ÇINARI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img