Monday, June 23, 2025

Kombëtarja U15, humbet miqësoren e transfertes me Maqedoninë e Veriut, 2-0

Lexo

Maqedonia e Veriut U15-Shqipëria U15,  2-0(Shënues: Stefan Ristic, Luka Spiroski)

Formacioni i Shqipërisë U15: Marsid Hoxha (GK), Aendi Cekrezi, Joart Mile, Rian Nezaj, Alesio Gjergji, Rajan Dybeli, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Haxhi Rrena (C), Klevis Basha, Mattia Xhemali. Trajner: Armand Dama

Kombëtarja shqiptare U-15 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15. Takimi i luajtur në stadiumin “SRC Biljanini Izvori” në Ohër, u mbyll me fitoren 2-0 të skuadrës vendase.

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Aendi Cekrezi, Joart Mile, Rian Nezaj, Alesio Gjergji, Rajan Dybeli, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Haxhi Rrena (C), Klevis Basha, Mattia Xhemali.

Ndeshja nisi me ritëm të mirë nga të dyja ekipet, të cilat krijuan disa raste për shënim, por pa arritur të konkretizojnë në pjesën e parë.

Në fillim të pjesës së dytë, Maqedonia e Veriut kaloi në avantazh me golin e Stefan Ristic. Në minutën e 55-të, Luka Spiroski realizoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0 për vendasit.

Ndeshja e dytë miqësore, Shqipëri U-15 – Maqedonia e Veriut U-15, do të luhet më 24 qershor, në orën 11:00, në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img