Wednesday, July 23, 2025

Vllaznia, vazhdon stërvitjen në Slloveni, sot miqësore me FC Koper. Testi i parë i Martinit në përgatitoren Sllovene

Lexo

Ashtu siç ishte parashikuar edhe para nisjes për në Slloveni, fazën përgatitore 12 ditore në kampiongun e Mariborit, kuqeblutë e Vllaznisë do ta shoqërojnë edhe me ndeshje miqësore, ku e para nis që sot.

Të mbërritur mbrëmjen e së dielës në Maribor, kuqeblutë kanë zhvilluar të hënën dy seanca stërvitore në konpleksin në fjalë, ndërkohë që sot do të udhëtojnë drejt Kranjska Gora të Sllovenisë për të luajtur miqësoren e parë përballë skuadrës vendase FC Koper, një njohje e vjetër për kampin shkodran.

Nga sa bëhet e ditur, ndeshja në fjalë do të nis në orën 17:00, dhe për teknikun Martini, kjo miqësore vlen shumë, pasi, me forcat që ka në dispozicion, do të kërkojë të testojë projektin e formacionit që ai ka ideuar për të nxjerrë në fushë me datë 10 korrik kundër skuadrës letoneze për Konference Ligë.

Në programin e drejtuesve të Vllaznisë janë edhe ndeshje të tjera miqësore, ku marrëveshja është arritur për katër të tilla, që gjithësesi për t’i konsumuar të gjitha, ndoshta koha në dispozicion, mund të mos jetë e mjaftueshme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img