Tirana ka falenderuar ditën e sotme Florjan Përgjonin, Fatmir Prengajn, Admir Bajrovicin, Romeo Harizajn dhe Akileu Ndrecën për eksperiencën me ngjyrat bardheblu.
Të pestë lojtarët i dhanë lamtumirën bardhebluve pak ditë më parë me njoftimet e tyre. Ditën e sotme Tirana i ka falenderuar të pestë lojtarët për bashkëpunimin e tyre.
Vetëm tre prej tyre kanë gjetur ekip. Harizaj te Vora, Ndreca te Prishtina dhe Bajrovic te Olympiakos Nicosia. Ndërsa Florjan Përgjoni dhe Fatmir Prengaj janë ende pa skuadër.
Ndërkohë, në kuadër të riorganizimit të klubit bardheblu, priten përforcime të reja për kompletimin e skuadrës