Sunday, July 20, 2025

Merkato-KFF Vllaznia, firmos me 7 lojtare të huaja. Cristiana Cabanas, Dior Manuella Wilson, Carmen Quiñones, Rojas Franco, Hernandez, Valentina Bosio, dhe Teresa Deda, gadi për “UEFA Women’s Champions”

Lexo

Plot 7 lojtare të huaja kanë firmosur për llogari të Klubit të Futbollit Femra Vllaznia duke bërë që skuadra kuqeblu të përforcohet bindshëm në prag të ndeshjeve të “UEFA Women’s Champions League”. Ato vijnë nga shtetë të ndryshme, si Paraguaj, Kanada. Kolumbi, Panama, Argjentina, etj, të cilat vijnë si përforcim për të gjitha repartet, portë, mbrojtje, mesfushë dhe sulm.

Konkretisht, bëhet fjalë për dy portjere: Cristiana Cabanas(Paraguaj) dhe Dior Manuella Ëilson(Kanada). Për repartin e mbrojtjes, firmat kanë ardhur nga Carmen Quinones(Kolumbi) dhe Mireilis Rojas Franco(Panama).

Mayerlin Hernandez Meneses(Kolumbi) është pjesë e repartit të mesfushës, së bashku me Teresa Deda(Amerikane) mesfushore-Sulmuee, për të vijuar me Valentina Bosio(Argjentinë) në repartit të sulmit.

Blerjet e reja nga KFF Vllaznia

Cristiana Cabanas(Paraguaj)- portiere

Dior Manuella Wilson(Kanada)- portiere

Carmen Quiñones(Kolumbiane)- mbrojtëse

Rojas Franco(Panama)- mbrojtese krahu

Hernandez (Kolumbiane)-  mesfushore

Teresa Deda(Amerikane)- mesfushore- sulmuese

Valentina Bosio(Argjentina)- sulmuese

Siç është bërë me dije edhe më herët, shorti i hedhur në Nion te Zvicres, ku ishin të  pranishë presidenti Lazër Matija dhe menaxherja e përgjithshme Matilda Matija e ka vendosur Vllazninë në grupin e katërt me kundërshtar të tillë si Ferencvarosh i Hungarisë dhe Dinamo BSUPC e Bjellorurisë, ndërkohë presin të bëhet pjesë e grupit edhe fituesja e grupit të parë që do të dalë nga ndeshjet e turit të parë.

Me këto përforcime, Vllaznia synon të përsërisë suksesin e mëparshëm, kur arriti të luante në grupet e “UEFA Women’s Champions League”.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img