Wednesday, July 30, 2025

Vllaznia e pret në stërvitje, por Gruda njofton largimin nga klubi kuqeblu!

Lexo

Largimi i tre ditëve më parë nga kampingu i Mariborit në Slloveni nga Ildi Gruda me pretendimin se i ka mbaruar kontrata me Vllaznisë, nuk është pritur aspak mirë nga stafi kuqeblu. Kjo u pa qartë edhe në prononcimin e dhënë për mediat nga ana e drejtorit sportiv Vioresin Sinani menjëherë pas kthimit nga Sllovenia. Duke folour edhe në emër të stafit teknik dhe të KF Vllaznia në përgjithësi, Sinani bënte të ditur se Ildi Gruda, është pjesë e Vllaznisë, dhe se trajneri Edi Martini e ka të planifikur titullar për ndeshjet e Konferencë Ligë. Madje, Sinani shkonte deri aty sa e priste Grudën në stërvitje pas dy ditëve pushim që kishte skuadra.

Por, nga ana tjetër, duket se nuk ka kthim prapa për Ildi Gruden, i cili përmes një postimi në rrjetin social, konfirmon largimin nga Vllaznia.

Përshëndetje të gjithëve,

Dua t’ju njoftoj se nga sot rrugëtimi im me Vllaznin perfundon ketu.

Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për këto dy vite të jashtëzakonshme së bashku. Faleminderit nga zemra të gjithëve, nga i pari tek i fundit për çdo mbështetje, respekt dhe perkushtim.

Një falënderim i veçantë shkon për djemtë e ekipit, me të cilët kam ndarë momente të bukura, të forta e të paharrueshme. Luftuam çdo ditë krah për krah për objektivat tona dhe krijuam një lidhje që shkon përtej fushës së lojës.

Gjithashtu, faleminderit sportdashësve shkodranë për mbështetjen e palodhur në çdo ndeshje, në fitore e në humbje. Zemra juaj ka qenë gjithmone forca jonë më e madhe.

I uroj Vllaznisë shumë suksese në Kupat e Europës dhe në çdo garë tjetër, me dëshirën e madhe qe titulli kampion të kthehet sërish në Shkodër.

Faleminderit për gjithcka,

Me respekt

ILDI GRUDA

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img