Sunday, July 20, 2025

Bashkëpuniumi Muçi-Beshiktashi, vazhdon. Futbollisti kuqezi, grumbullohet në fazën përgatitore në Austri

Lexo

Edhe pse është përfolur shumë për një largim të Ernest Muçit nga ekipi i Beshiktashit mësohet se drejtuesit e klubit janë të kënaqur me shqiptarin, i cili figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar për fazën përgatitore në Austri. Sipas medieve truke sinjalet e klubit janë të qarta për lojtarët, të cilët nuk janë më planet e skuadrës për të ardhmen.

Në këtë listë lojtarësh, të grumbulluar për të zhvilluar fazën përgatitore nën urdhërat e Solskjaer, vihet re mungesa e emrave si Alex Oxlade-Chamberlain dhe Ciro Immobile. Të dy futbollistët nuk konsiderohen më si të vlefshëm për kauzën e bardhezinjve dhe nuk janë grumbulluar pasi drejtuesit e klubit i kanë nxjerrë në shitje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img