Merr formë zyrtare largimi i Ildi Grudës nga Vllaznia. Në kampin kuqeblu pretendojnë se Gruda është nën kontratë me Vllazninë, por pasditja e sotme është shoqëruar me lëvizje krejt të kundërta me interesat e kuqebluve.
Fillimisht, ka qënë vetë Gruda që përmes një statusi në profilin e tij personal të rrjeteve sociale bënte të ditur largimin nga Vllaznia, ndërkohë që tashmë ka ardhur edhe postimi zyrtar i KF Egnatia, duke e prezantuar shkodranin si lojtar të tyre në krah të presidentit Agim Demrozi.
Postimi zyrtar i KF Egnatia
nSpsoedtor5h756tum16ëf3 g3g8al4c8uo84cg8g15230i0a3rci18clm44 ·
Ildi Gruda pjesë e kampionëve.
Futbollisti dhe Presidenti Demrozi kanë firmosur një kontratë 2 vjecare me klubin deri në Qershor 2027.
Pas konfirmimit të regjistrimit nga Federata Shqiptare e Futbollit , futbollisti u bë pjesë e listës për ndeshjet eleminatore të UEFA Champions League.