Wednesday, July 30, 2025

Edi Martini: Urime Egnatia, urime Gruda, urime Demrozi, jeta vazhdon …..Trajneri kuqeblu, ironizon për mënyrën se si ia morën sulmuesin titullar një javë para ndeshjes ndërkombëtare. Hapet “lufta” Vllaznia-Egnatia, në fushë dhe jashtë saj…

Lexo

Nëse ka dikush kontribut në rritjen dhe afirmimin e futbollistit Ildi Gruda, pikë së pari, ai është Edi Martini. Kur strukturat e mëparshme të KF Vllaznia nuk e panë të arsyeshme ta mbanin në gjirin e tyre në kohën e seleksionimeve, dhe talenti shkodran i mbetur pa ekip u detyrua të luante për Shënkollin, ishte Edi Martini që i hapi deren. Aso kohe, si trajner i Teutës së Durrësit, e afroi, e stërviti, i dha minuta, dhe Gruda u bë një ndër sulmuesit krryesorë të Teutës së Durrësit, madje duke shënuar gola vendimtar në fitimin e trofeve.

Kështu bëri edhe kur Vllaznia e riktheu në skuadër, duke i shënuar gol këtë radhë ish skuadrës së tij Teuta që drejtohej nga Martini.

Dhe, Gruda dhe Martini, ribashkohen përsëri, këtë radhë tek Vllaznia, ku përmbi një muaj, në Shkodër dhe Slloveni, punuan së bashku për të qënë gati në sfidën e 10 korrikut për Koferencë Ligë.

Por, një “rrufe në qiell të hapur” ndodh me 1 korrik në kampingun e Mariborit të Sllovenisë, kur Gruda, paraqitet tek drejtuesit duke kërkuar të largohet nga hoteli me pretendimin se i ka mbaruar kontrata me Vllazninë dhe është lojtar i lirë.

Një deklarë nga ana e Grudës, që askush nuk e priste, sepse, nga stafi teknik dhe drejtuesit e Vllaznisë ishte i planifikuar të vijonin bashkëpunimin, nisur edhe nga kontrata 2+1, që ai kishte të firmosuar, dhe sipas kuqebluve, dakortësia për vijueshmërinë e bashkëpunimnit mes dy palëve me një rritje të konsiderueshme të pagës, ishte në tavolinë.

Ndonëse, drejtori sportiv, Vioresin Sinani, deklaroi dje për mediat se Gruda është pjesë e Vllaznisë, në të gjitha aspektet, si i preferuari i Edi Martinit për të luajtur titullar, dhe po kështu edhe e administratës së KF Vllaznia, e prisnin në stërvitje me kthimin në Shkodër, gjërat duket se ishin mbyllur që në Slloveni.

Që do të thotë, se një plan i hartuar me kujdes, me laps e letër në dorë, kishte ditë të tëra që ishte programuar, nga vetë Gruda dhe KF Egnatia, që duke shfrytëzuar ndoshta edhe ndonjë neglizhencë formale të klubit kuqeblu në përpilimin e dokumentacionit të Grudës, pasditen e sotme u  bë realitet zyrtarizimi i Ildi Grudës si pjesë e Egnatias.

Për të gjitha këto sa u thanë më lart, i prekur jashtë mase për mënyrën e të vepruarit, pikë së pari nga sportisti i tij, dhe të gjithë ato që e bënë të mundur largimin e Grudës nga Vllaznia, një javë para ndeshjes së Konferencë Ligë, Edi Martini, ironizon në urimin e tij….

“ Urime Egnatia, urime Gruda, urime Demrozi, jeta vazhdon ….”, çka duket qartë, se mes Edi Martinit dhe Vllaznisë pritet të ketë një luftë të “ftohtë”, në fushë dhe jashtë saj me Egnatian dhe drejtuesit e saj…

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img