Ballina Futboll (Video) Vllaznia, kërkon mbështetjen e tifozëve për sfidën e Konferencë Ligë. Klubi...

(Video) Vllaznia, kërkon mbështetjen e tifozëve për sfidën e Konferencë Ligë. Klubi kuqeblu, autobuzë falas drejt Elbasanit

Siç është bërë e ditur edhe më herët, ndeshja e parë e turit të parë të Conference League, Vllaznia-Daugavpils(Letoni) do të luhet mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 20:00.

Falë zhurmës së bërë rreth një koncerti të programuar në stadiumin “Loro Boriçi” nga ana e këngëtarit të mirënjohur, Bujar Qamili, debatet Bashki-KF Vllaznia, detyruan këtë të fundit të konfirmonte zhvillimin e ndeshjes në “Elbasan Arena”.

Në një prononcim për Veriu Sport, presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi, shpreh keqardhjen për atë që ndodhi, ndërkohë që gjatë një takimi që ka pasur me tifozë kuqeblu, ka premtuar vendosjen e autobuzëve falas për tifozërinë kuqeblu.

“Ne sot, kemi pasë bashkëbisedim me një pjesë të tifozërisë, ku i kemi afru autobuzë për të ardhur në Elbasan, dhe i bëj thirrje me gjithë zemër që tifëzëria ta mbushin stadiumin e Elbasanit dhe ta suportojnë ekipin drejt kualifikimit, në mënyrë që ndeshjen tjetër të turit të dytë ta luajmë në shtëpinë tonë, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Dhe, hapi i parë në këtë drejtim është hedhur nga grupimi “Vllaznit Ultras”, të cilët kanë konfirmuar praninë e tyre në “Elbasan Arena” në mbështetje të Vllaznisë.

“Dua t’i kërkoj ndjesë për atë që ka ndodhë më përpara, një situatë që është diskutuar edhe më herët. Ato janë vendime që merren nga UEFA, Federata, por pati ndoshta një moskordinim të duhur mes Bashkisë dhe KF Vllaznia, shpresojmë që këto gjëra të mos përsëriten më, dhe ne të luajmë në shtëpinë tonë. Vllaznia është e Shkodrës, është e të gjithëve”, përfundon për Veriu Sport, kreu i klubit kuqeblu.

Një stadium, ku Vllaznia ka luajtur disa herë edhe gjatë sezonit të kaluar futbollistik dhe realisht ka pasur mbështetjen e vazhdueshme nga ana e tifozërisë shkodrane, dhe sidomos nga grupimi “Vllaznit Ultras”, i cili ka konfirmuar praninë e tij në mbështetje të skuadrës kuqeblu.

Njoftimi zyrtar i “Vllaznit Ultras”

Rikthehena ne Tribuna!

Vazhdojme me perkrahjen tone per garat europiane. Te ejten me 10 Korrik VLLAZNIA ka ndeshjen e pare te turit kunder Daugavplis ne oren 20:00 ne Elbasan.

Pavarsisht nji situate jo serioze te krijume, na prap do jena aty ne mbeshtetje te ekipit pa kushte!

Vllaznit nisen ne 15.30 tek turizmi.

Vetem Per Emblemen!

Nji Jete Dy Ngjyra Nji Skuader!

#MentalitetUltras, #VllaznitNeUdhetim

(Video) Proncimi i presidentit të KF Vllaznia Alban Xhaferi. Thirrja për tifozët shkodranë të mbështesin Vllazninë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu