Sunday, July 27, 2025

Enis Repaj, talenti 13 vjeçar nga Bardhaj i KF Bashkimi, që meriton vemendje! Falë vlerave të tij, është bërë pjesë programit YOUTH nga FSHF që stërvitet në Tiranë, si dhe AF Vllaznia

Lexo

Është vetëm 13 vjeç, por aktivizimi i tij në përbërje të ekipit KF Bashkimi ka bërë që emri i Enis Repajt të evidentohet shumë shpejt nga ana e specialistëve të futbollit si një talent i së ardhmes. Trajneri i tij, Ervin Alushi, një professor pasionant që po punon prej vitesh me shumë përkushtim me ekipet e moshave në fshatin Bardhaj, atje ku është edhe qëndra e kësaj akademie, e cilëson Enisin një djal me elemente shumë pozitive sa i përket lojës së futbollit.

Falë vlerave të shfaqura në fushën e lojës, Enisi, jo vetëm që ka qënë titullar kryesor në ekipin e tij të KF Bashkimi, por në të njëjtën kohë, specialistët përkatës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit e kanë përzgjedhur atë në përbërje të Kombëtares Rajonale të moshave dhe deri tek kombëtarja e zonës në Tiranë për U-13.

E veçanta e Enisit është sepse ai fillimet i ka pasur në pozicionin e portjerit, ndërkohë që më pas, duke parë të dhënat e tij, trajneri Alushi e kaloi në epartin e mbrojtësit, ku aktivizohet edhe sot.

“Enis Repaj, i lindur në vitin 2012 që prej moshës 8-vjeçare ka qenë pjesë e KF Bashkimi, ku është stërvitur dhe është rritur me pasion, disiplinë dhe karakter të fortë në pozicionin si portjer si fillim dhe me pas te qendër mbrojtësit. Më pas ka kaluar tek Kombetarja Rajonale Shkoder dhe pastaj tek Kombetararja Tirane U13 .”, thotë trajneri Ervin Alushi.

Por, hapat e talenti Repaj shkojnë edhe më tej, pasi për sezonin e ri futbollistik, ai do të nisë një kapitull të ri dhe te merituar ne karrieren e tij, si pjese e programit YOUTH nga FSHF do te stervitet ne Tirane, çka është një arritje shumë e madhe për çdo futbollist të moshave mbërritja në këtë pozicion.

Ndërkohë, bazuar një bashkëpunim të mirëfilltë që është vënë në zbatim vitet e fundit, në mes KF Bashkimi dhe AF Vllaznia, është rënë dakord që karrierten sportive në vazhdim, Enes Repaj ta vazhdojë tek AF Vllaznia. Që do të thotë, se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e programit YOUTH nga FSHF duke u stërvitur në Tiranë, por ndeshjet e kampionatit kombëtar do t’i zhvillojë si futbollist i Vllaznisë U14. Një gjë e tillë është vendosur ditën e sotme, kur gjatë një ceremonie modeste të zhvilluar në fushën sportive të Bardhajve, ku ishte I pranishëm edhe kordinatori I AF Vllaznia, Ndriçim Shtubina.

“Vazhdon Bashkpunimi Akademis tone me Akademia Vllaznia ku vitin e kaluar kemi kaluar portjeren e shkelqyer Ambra Reshiti si dhe  lojtart si Eris Fangaj ,Seldi Fangaj,Ensar Ademi ku kane treguar vlerat e tyre tek Akademia Vllaznia dhe kete sezon 2025/2026 eshte rralla e Repajt per te kaluar tek ekipi qytetit tone .U14. Pas  një pune të vazhdueshme prej më shumë se kater vitesh, kemi kënaqësinë dhe emocionin të përcjellim një nga lojtarët më të përkushtuar që ekipi jone ka pasur.  Si trajner, ndihem krenar për çdo hap të Enisit, për përkushtimin që ka treguar në çdo seancë stërvitore, për karakterin e tij në fushë dhe jashtë saj.  I uroj suksese të pafundme dhe jam i bindur që është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të bukur në sport!”, shprehet për Veriu Sport, trajneri i KF Bashkimi, Ervin Alushi.

Për të gjitha këto, duhet thënë, se ky djalosht i talentuar meriton vemendje, që patjetër duhet ta ketë në vazhdimësi tek AF Vllaznia dhe ekipet kombëtare të moshave, duke shpresuar dhe patur bindje, se do të vijojë traditën e mirëfilltë që ka fshati Bardhaj, gjë të cilën e ka treguar më herët edhe me nxjerrjen e talenteve të tjerë, mes të cilëve janë edhe portjeri Alen Sherri dhe mbrojtësi Abdurrahman Fangaj, i pari sot pjesë e futbollit Italian dhe i dyti, titullar në radhët e ekipit kampion të Shqipërisë, Egnatia.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img