Sunday, August 17, 2025

Ardit Mani, emërohet trajner i parë i KF Shiroka. Oltion Drabeja, Ervin Buca, Bujar Celufaj, ndihmës të tij. Tekniku Mani së bashku me drejtorin sportiv, Tatangelo kanë marrë përsipër ngjitjen e Shirokës në kategorinë e dytë

Lexo

Pas emërimit të pak ditëve më parë të argjentinasit Matías Tatangelo në postin e drejtorit sportiv, drejtuesit e Klubit të Futollit Shiroka, nuk kanë vonuar dhe kanë emeruar edhe  edhe trajnerin e pare.

Ai është Ardit Mani, një emër i njohur në qytetin e Shkodrës dhe më gjërë.  Presidenti i klubit shirokas Ergi Axhani, përzgjedhur Manin si trajner i parë në krye të Shirokës duke pasë parasysh përvojën e tij të gjatë si drejtues i suksesshëm i Akademisë së Futbollit, Shpresa, videoanalist pranë KF Vllaznia dhe disa skuadrave të tjera, brenda dhe jashtë qarkut të Shkodrës.

Në këtë mënyrë, Matías Tatangelo në pozicionin e Drejtorit Sportiv dhe Ardit Mani, trajneri i parë, do të jetë dyshja drejtuese kryesore e këtij klubi, për të cilët kanë filluar menjëherë nga ndërtimi i skuadrës së re për sezonin e ri futbollistik, 2025–2026.

Por, pjesë e rëndësishme e stafit teknik të këtij klubi janë edhe Oltion Drabeja, Zëvendës trajner, Ervin Buca, Përgatitës atletik,
Bujar Celufaj, Trajner portierësh.

Nga sa bëhet e ditur, dyshja Mani- Tatangelo, po punojnë për formatimin e skuadrës me elementë cilësore duke pasur si obektiv kryesor, ngjitjen e Shironës në kategorinë e dytë.

Ndërkohë që drejtori sportiv Matías Tatangelos është prezantuar ditë më parë, pjesa tjetër e stafit teknik është bërë publik përmes postimit zyrtar, të KF Shiroka, në të cilin thuhet:

MIRËSEVJEN ARDIT MANI

KF Shiroka ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Ardit Manit si trajnerin e ri të ekipit të parë.

Me një vizion të qartë për të ardhmen dhe një dëshirë të madhe për të sjellë mentalitet fitues në skuadër, Ardit Mani do të udhëheqë ekipin në sezonin e ardhshëm, duke sjellë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion për lojën. Së bashku me të, pjesë e stafit teknik do të jenë:

Oltion Drabeja – Zëvendës trajner. Ervin Buca – Përgatitës atletik ,Bujar Celufaj – Trajner portierësh

Mirë se erdhët!

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img