Tuesday, December 2, 2025

Prag Hajduku, tekniku Ilir Daja: Dinamo, do të bëjë më të mirën në transfertën e Splitit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka folur sot në konferencë shtypi për ndeshjen e nesërme kundër Hajduk Split në Kroaci, e vlefshme për turin e 3-të të Conference League. Mes të tjerash ai ka theksuar:

“Na pret një ndeshje me koeficient të lartë vështirësie, jo vetëm për traditën që Hajduku ka në futbollin vendës, por edhe për eksperiencën në kompeticionet ndërkombëtare dhe mbështetjen e madhe të tifozëve që do ketë.

Ne do të mundohemi të jemi sa më të përqendruar dhe do të bëjmë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Hajduku është favorit, por ndonjëherë vështirësitë të bëjnë më të fortë, të motivojnë më shumë. Ata kanë një skuadër me lojtarë cilësorë, por nuk dua të përmend emra.

Bilanci im me skuadrat kroate? Kam një fitore, një humbje dhe dy barazime kundër Dinamos së Zagrebit. Ndeshjet me ekipet kroate kanë qenë gjithmonë të bukura, luhet futboll i bukur. Kohët ndryshojnë dhe ekipet ndryshojnë, sidomos në periudhë vere.

Të respektosh kundërshtarin, nuk do të thotë ta kesh frikë, do të japim gjithçka në këtë ndeshje.

Deklarata e Ervin Bulkut? Shqipëria dhe Kroacia kanë marrëdhënie shumë të mira jo vetëm në sport. Kam folur personalisht me të, e kam pasur lojtar. E kuptoj që lojtarët flasin me sodisfaksion për ekipet ku kanë luajtur. Rëndësi ka çfarë do të bëjmë nesër në fushë, jo çfarë ka thënë apo nuk ka thënë Bulku.

Si klub kemi politikë që të rrisim lojtarët, që ata të kalojnë në kampionate më të forta, siç ka ndodhur edhe me Itodon”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img