UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në ndeshjet e kthimit të turit të tretë të Conference League.
Një skuadër arbitrash shqiptarë do të gjykojë sfidën Austri e Vienës-Banik Ostrava, që do të luhet të enjten (14 gusht) në orën 21:00.
Juxhin Xhaja do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes, ndërsa Arbër Zalla dhe Emigers Gançi asistentët e tij. Emanuela Rusta do të jetë gjyqtare e katërt, ndërsa Kreshnik Bajramaj arbitër i VAR. Olsion Yzeiraj do të jetë asisten në VAR.
Ndeshja e parë në Çeki ka përfunduar 4-3 për Banik Ostravën.