Skënderbeu:Alia,Vangjeli,Randi,Vaskez,Shaqe,Janaqi,Abubakar,Estrela,Nasr,Gjini,Tajo Trajner:Ernest Gjoka
Vora:Ruçi,Tabaku,Shehi,Repaj,Vrapi,Dalipi,Kasalla,Bardhi,Hasaj,Karrica,Ruzgis Trajner:Arian Bellai
Gjyqtarë:Erjon Bylykbashi,Ronaldo Jahja,Ronaldo Zogu(Elbasan)
Skënderbeu dhe Vora shpërdorojnë dhe nuk arrijnë të shënojnë gol në miqësoren e luajtur mbrëmjen e sotme.
Skënderbeu-Vora nisi e qetë në minutat e para dhe të dy skuadrat më shumë kan qarkulluar topin në mesfushë, ndërkohë që në minutën e 5-të do të vinte rasti i parë i ndeshjes teksa Karrica për miqtë nga Vora gjuan, por topi përfundon jashtë kuadratit të vendasve.
Më pas edhe Skënderbeu kërkon të zbres disa herë në zonën e Vorës, teksa një moment i mirë për Skënderbeun është ai i minutës së 21-të, ku pas një goditjeje këndi është Vaskez i ardhur nga mbrojtja që nuk përfiton ta dërgoj në kuadrat, por vetëm jashtë.
Një tjetër moment i mirë për Skënderbeun është ai i minutës së 24-të, ku Nasr godet nga e majta e sulmit dhe topi devijohet dhe kthehet prapë te egjiptiani që godet edhe njëherë dhe mbrojtja e largon në këndore,shpëton porta e Vorës. Skënderbeu në këto momente duket se ka mar frenat e lojës në dorë.
Është Bardhi që tenton në minutën e 40-të të gjuajë saktë,por topi jashtë, ndërkohë që në minutën e fundit, kombinim i Nasr-Estrela, topi shkon tek Tajo që i vetëm nuk arrin ta devijoj topin në portën e Vorës. Përfundimisht 45 minutat e pjesës së parë mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0.
Pjesa e dytë nis njësoj si e para, me pak raste dhe zbritje nga të dyja skuadrat, ndërkohë që deri në minutën e 60-të ka pasur pak momente tensioni në fushë,një karton të verdhë për Bardhin dhe asnjë gjuajtje në portat respektive.
Rast ideal për Vorën në minutën e 62-të, teksa Bajramaj driblon në mbrojtjen vendase,gjuan fuqishëm me të majtën dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portierit Alia,shpëton për mrekulli nga goli Skënderbeu. Duket se është Vora që komandon në këto minuta dhe është Shehi në minutën e 70-të që i ardhur nga mbrojtja gjuan dy herë,por dy herë ndalet nga mbrojtja bardhekuqe.
Pas këtij momenti vijojnë ndërrimet për të dy teknikët për të freskuar repartet respektive, ndërkohë që minutat e mëpasme nuk sjellin asgjë dhe të dy skuadrat duket se pajtohen me rezultatin e bardhë. Përfundimisht 0-0 në stadiumin “Skënderbeu” në miqësoren mes Skënderbeut dhe Vorës.
Fatos LAMAJ