Partizani:Qirko,Garsia,Janjeva,Preka,Atanaskoski,Ismaili,Shanaj,Kote,Martinez,Gudjufi,Rifa Trajner:Mlladen Milinkoviç
Bylis:Beqaj,Marku,Bruno,Abazaj,Peralta,Përgjoni,Përndreca,Malomo,Mustafa,Kamara,Ualison Trajner:Mirel Josa
Gjyqtarë:Erjon Bastari,Rejdi Avdo,Xhuljan Rroshi,Kejsi Tafili
Në stadiumin “Arena e Demave” është luajtur miqësorja mes Partizanit vendas dhe Bylisit. Ndeshja ka përfunduar me rrjeta të paprekura 0-0. Për trajnerin Mlladen Milinkoviç, ky test përkoi me debutimin tek Partizani.
Një ndeshje ku Partizani e dominojë rivalin, por i mungoi cinizmi para porte. Kartoni i kuq në minutën e 40-të me të ndëshkuar Ismailin, ndikoi në rrjedhën e lojës, duke i lën vendasit me 1 lojtar me pak për pjesën tjetër të takimit.
Ende Partizani lundron në ujëra të trubullta,krahas rendimentit të treguar në miqësore. Të njëjtën fytyrë ka treguar edhe Bylisi nën urdhërat e trajnerit Mirel Josa jo bindës.
Fatos LAMAJ