Monday, August 18, 2025

Fusha e re sportive në Gjirokastër, Zv.Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj, inspekton nga afër punimet

Lexo

Punimet për fushën e re stërvitore me bar artificial në Gjirokastër po ecin me ritme të mira.

Aktualisht po punohet me bazamentin e fushës së re dhe ka nisur procesi i drenazhimit. Brenda një muaji është parashikuar edhe shtrimi i tapetit artificial.

Në kuadër të këtij investimi të rëndësishëm të FSHF-së, si pjesë e projektit “100 fushat”, Zv.Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj, dhe përfaqësues të Departamentit të Projekteve Infrastrukturore në FSHF, zhvilluan një vizitë inspektuese, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

Ata u njohën nga afër me ecurinë e punës së fushës së re, e cila do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e futbollit në grupmoshat e reja.

Sipas marrëveshjes së firmosur mes FSHF-së dhe Bashkisë Gjirokastër, në këtë zonë do të ndërtohen dy fusha të reja sportive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img