Ka qënë pjesë e Vllaznisë për shumë sezone, më pas Arsid Kruja u transferua në Durrës duke qënë ndër më të mirët e kësaj skuadre. Madje, sezonin e kaluar u shpall në formacionin më të mirë të vitit, si mbrojtësi i djathtë më i mirë në Superioren shqiptare.
Falë këtyre kritereve, Vllaznia, dhe vetë trajneri Edi Martini, me të cilin pati bashkëpunim tek Teuta e Durrësit, preferuan ta rikthenin Krujën në shtëpi.
Por, kjo nuk mjaftoi, sepse pas ndeshjeve ndërkombëtare të UEFA Konferencë League, mes palëve pati një ftohje. Kruja, i pakënaqur për minutat e pakta të marra në formacionin kuqeblu, ndërkohë që edhe stafi teknik me nrye Martinin, kishin pakënaqësitë e tyre rreth përformancës sipas tyre të Krujës në fushën e lojës.
Në të tilla kushte, Kruja dhe Vllaznia, kanë mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin mes tyre, gjë të cilën e përcjell edhe njoftimi zyrtar i KF Vllaznia.
“KF Vllaznia bën të ditur se bashkë me futbollistin Arsid Kruja kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim mes palëve.
E falenderojmë lojtarin për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu në ndeshjet ndërkombëtare dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”, shkruhet në faqen e KF Vllaznia.