Monday, August 18, 2025

Kategoria e Parë-Sezoni i ri futbollistik, nis fundjavën e ardhshme, me 5 duelet e ditës së shtunë

Lexo

Jo vetëm Abisnet Superiore, por edhe Kategoria e Parë do të rikthehet fundjavën e ardhshme me ndeshjet e para të sezonit të ri futbollistik. 12 skuadra do të zbresin në fushë me objektiva të qarta dhe me synimin për ta nisur kampionatin me rezultat pozitiv.

Sipas kalendarit të publikuar,të shtunën do të luhen pesë përballje,ndërsa katër prej tyre do të zhvillohen në orën 17:00.

Kështu Iliria dhe Luftëtari debutues në Kategorinë e Parë këtë sezon do ta nisin kampionatin në shtëpinë e tyre ku përballë do të ken Laçin dhe Korabin. Besa e cila edhe këtë sezon duket se do shtegëtoj sa në një stadium në tjetrin do të pres në shtëpi Kastriotin.

Ndërsa Kukësi kërkon ta nis mbarë kampionatin ku në stadiumin “Kukës Arena” do të ndeshet me Apoloninë e cila duket se po vepron në heshtje.

Në mbrëmje në orën 20:00,vëmendja do të zhvendoset në Korçë,ku Skënderbeu pret skuadrën e Burrelit në një sfidë që pritet me interes nga tifozët vendas,të cilët kërkojnë një rikthim të shpejtë në elitën e futbollit shqiptar.

E diela do të rezervoj sfidën e fundit të javës së parë. Në orën 17:00 do të luhet ndeshja mes Pogradecit dhe Lushnjës,një tjetër përballje me shumë histori mes dy klubeve me traditë.

Ky sezon pritet të jetë mjaftë konkurrues dhe emocionues në Kategorinë e Parë,ku disa skuadra kanë investuar ndjeshëm për të arritur promovimin,ndërsa të tjerat synojnë të ruajnë statusin mes më të mirëve të kësaj kategorie.

Të shtunën

Iliria-Laçi(17:00)

Kukësi-Apolonia(17:00)

Besa-Kastrioti(17:00)

Luftëtari-Korabi(17:00)

Skënderbeu-Burreli(20:00)

Të dielën

Pogradeci-Lushnja(17:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img