Eni Llazani, do të vijojnë punën në krye të ekipit të Vllaznisë në basketboll meshkuj. Ky është njoftimi më i fundit që vjen nga Shoqata e Basketbollit Vllaznia, e cila zyrtarisht konfirmon trajnerin Llazani edhe për tre vite të tjera në drejtimin e kuqebluve të koshit.
Nga sa është bërë e ditur më herët, presidenca ka qënë në dilemë për vazhdimësinë e drejtimit të ekipit të parë nga trajneri Llazani, pasi në skenë doli edhe ish trajneri kuqeblu Damian Bekteshi për një rikthim të mundshëm si trajner i Vllaznisë, por pas një bisede kokë më kokë të presidentit Sokol Dibra me vetë Llazanin, me ketë të fundit është rënë dakort për një periudhë afat gjatë duke u fokusuar edhe më shumë tek trajnimi dhe zhvillimi i lojtarëve të rinj, me synim rritjen e talenteve vendase dhe forcimin e skuadrëskuqeblu në të ardhmen.
Njoftimi zyrtar i Shoqatës së Basketbollit Vllaznia
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin me trajnerin Eni Llazani, i cili do të jetë pjesë e familjes sonë të paktën për 3 vitet e ardhshme!
Projekti i Vllaznisë do të fokusohet edhe më shumë tek trajnimi dhe zhvillimi i lojtarëve të rinj, me synim rritjen e talenteve vendase dhe forcimin e skuadrës sonë në të ardhmen.
I urojmë shumë suksese Enit në këtë rrugëtim të përbashkët!
#Vllaznia #TalenteVendore #EniLlazani #ForcaVllaznia #BasketbolliShkodran”